Pre, Qer 12, 2026
Banner Top
Banner Top
Regjistrohen pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike njofton se pesë raste të reja të infektimit me COVID-19 janë konfirmuar këtë të enjte në Kosovë.

Po ashtu MSH, njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 400 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.170.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 59.

Në 24 orët e fundit, ministria njofton se janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.829.262 doza të vaksinës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë