Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 16 raste të reja të infektimit me COVID-19.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë kryer 576 testime ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 35 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.859.
Në total numri i rasteve aktive është 263.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.087 doza të vaksinës.