Gjatë kësaj të shtune në emisonin Familjajonë, e ftuar ishte sociologia, Bleona Kurteshi me të cilën u diskutua rreth problemit që po hasin fëmijët për vijimin e mësimit në shkollat e Kosovës.
Kurteshi tha se fakti që nxënësit po protestojnë me moton që ‘Spo shkohet në shkollë’, është shumë shqetësues, kjo sepse vet nxënësit të cilët duhet të shkojnë në shkollë ankohen për mos vijimin e mësimit atje.
“Koniderojë që motoja “Spo shkohet në shkollë” nuk do të duhej ta kishte për qëllim ta kontestonte rëndësinë ose legjetimitetin e shkollës në formësimin e individit sepse kjo është diçka që tani më dihet dhe është shumë e rëndësishme, mirëpo po konsiderojë që nxënësitë e kanë pasë si pikë kontestimi sistemin arsimor dhe gjendjen në të cilën janë sepse askush më mirë se ta dhe mësimdhënësit nuk e din si funksionon sistemi dhe cila është më e mira për ta”, tha Kurteshi
Tutje, Kurteshi shpjegoi edhe arsyet e rritjes së bullizimit në institucionet arsimore duke lënë shtresëzimin shoqërorë si një ndër faktorët kyq që ndikon në rritjen e këtij fenomeni mes nxënësve por edhe mes mësuesve dhe nxënësve.
“Bullizimi ndodhë në atë raste kur nuk kemi raport të drejt, pra kur njerzit e shohin dikë më superior ndaj dikujt tjetër edhe kjo nuk rrjedhë direkt prej fëmijëve, sepse një fëmijë nuk ka shumë aftësi ta bullizojë tjetrin, kjo është e derivuar edhe më shumë nga familja, po ashtu këtu ndikon edhe mungesa e sociologëve dhe psikologëve në shkolla”, shtoi ajo.
Për të kuptuar më shumë rreth raportit shkollë dhe nxënës, ndiqeni intervisten e plot në Youtube ose në faqen zyrtare të Familjajonë në Facebook.