Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ky çaj i kombinuar bashkë me kanellë ju ndihmon për rënie në peshë

Kanella përmban vajra esencialë dhe antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe nxisin rënien nga pesha.

Konsumi i rregullt i kësaj erëze rregullon nivelin e sheqernave në gjak dhe e pastron këtë të fundit nga toksinat. Dafina  nxit eliminimin e mbetjeve ushqimore nga organizmi dhe pengon shfaqjen e inflamacionit.

Përbërësit e dafinës ndihmojnë kundër fryrjeve, gazrave dhe rregullojnë tretjen.

Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:

1 litër ujë

1 lugë çaji me kanellë pluhur

6 gjethe dafine

1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

Ziejeni ujin dhe kur të marrë valë shtoni kanellën e më pas gjethet e dafinës.

Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 minuta.

Më pas hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë.

Kullojeni dhe servireni çajin në filxhan duke e ëmbëlsuar (ose jo) me mjaltë. Filxhani i parë duhet pirë esëll dhe më pas pjesa tjetër gjatë ditës.

Këtë trajtim mund ta përdorni për 30 ditë rresht./neps.al

Youtube

Arkiva

Kategoritë