Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është artroskopia?

Artroskopia është një ndërhyrje kirurgjikale që bëhet nga ortopedi për të diagnostikuar dhe kuruar çrregullimet e kyçeve.

Vetë fjala artroskopi vjen nga greqishtja: artro- kyç dhe skopein- shoh dhe termi pra do të thotë “të shohësh në brendësi të kyçeve”.

Ajo kryhet më shumë për gjurin, kaviljen, shpatullën, bërrylat, kyçet e dorës.

Kërkon përdorimin e një pajisjeje, artroskop, për të ekzaminuar kyçet. Pajisja është një tub i butë metalik, me përmasat e ngjashme të një pipëze dhe përmban një burim dritë dhe një telekamera. Pajisja transmeton pamjet në ekran në mënyrë që kirurgu të ndërhyjë në brendësi të kyçit. Për më tepër kjo pajisje shërben edhe për të vendosur mjetet kirugjike që duhen për të trajtuar disa gjendje të kyçeve.

Duke qenë se instrumentizimi i përdorur në artroskopi është në miniaturë, teknika kërkon vetëm prerje të vogëla të lëkurës dhe kjo nënkupton që procedura ka disa avantazhe krahasuar me kirurgjinë e hapur tradicionale, mes të cilave:
Më pak dhimbje post operatore, shenja shërohet më shpejt, më pak rrezik infeksionesh, dhe pacienti mund të shkojë në shtëpi që ditën e ndërhyrjes.

Me këtë teknikë mund të vëzhgohen ligamentet, indet dhe kërcet në zonat ku ndërhyhet. Mund të vlerësohet dhe shkalla e lezionit dhe nëse është e nevojshme të riparohet apo korrigjohet problemi.

Kirurgjia artroskopike ka marrë mjaft vëmendje vitet e fundit nga publiku pasi është përdorur shpesh dhe në dëmtimet sportive të shkallës së parë dhe bëhet fjalë për një mundësi të çmuar teraputike për të gjithë pacientët ortopedikë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë