Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Ka nisur marshi i nxënësve “S’po shkohet në shkollë”, në Prishtinë

Ka nisur të mbahet marshi i nxënësve “S’po shkohet në shkollë”, në Prishtinë, ku nxënësit po kërkojnë të kenë kushte më të mira të mësimit.

Marshi po mbahet në 29 qytete të Kosovës, ndërsa Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) ka bërë të ditur se cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezentë me të cilat përballen nxënësit e shkollave tona janë vetëm disa prej pikave për të cilat po marshojnë.

“Heshtja nuk është zgjidhje! T’i kthehet vëmendja ARSIMIT!”, thuhet në reagim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë