Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar pasi përmes rrjetit social Facebook ka kanosur Prokurorinë e Shtetit dhe Policin e Kosovës.
Rasti ka ndodhur më 31 mars 2022, në orën 13:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjetit social Facebook ka kanosur Prokurorinë e Shtetit dhe Policin e Kosovës”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.