Mjalti është një nga plotësuesit ushqimorë më të njohur dhe të shëndetshëm i cili përdoret gjithashtu për të trajtuar disa probleme me shëndetin dhe po ashtu për të përgatitur ilaçe natyrore.
Por në raste të caktuara, përdorimi i tepërt i mjaltit mund të shkaktojë efekte anësore të ndryshme.
Dhimbje stomaku dhe kapsllëk
Kufiri maksimal për marrjen e mjaltit është dhjetë lugë gjelle në ditë. Nëse ky kufi tejkalohet, konsumatori mund të vuajë nga diarrea, dhimbja e stomakut, kapsllëku dhe fryrja.
Ngre nivelin e sheqerit në gjak
Mjalti është i gjithi sheqeri pa përmbajtje fibrash; kështu që konsumatori ndërkohë që ha mjaltë, nuk merr asgjë tjetër përveç sheqerit.
Ky sheqer absorbohet shpejt nga gjaku dhe çon në një masë të madhe insuline. Sheqeri me fibra nuk absorbohet aq shumë nga gjaku, por duke qenë se mjalti nuk ka ndonjë fibër, kjo shkakton rritje të menjehershme të nivelit të sheqerit në gjak.
Mosfunksionimi i traktit gastrointestinal
Mbikonsumimi i mjaltit në baza të rregullta gjithmonë rezulton të ketë efekte negative në traktin gastrointestinal.
Në të vërtetë absorbimi i ushqyesve bëhet një problem i përhershëm në këtë mënyrë dhe duke qenë pak acid, mjalti mund të çojë në mosfunksionimin e traktit gastrointestinal.
Alergji dhe shtim në peshëKomponenti kryesor i mjaltit është fruktoza; kështu duke ngrënë aq shumë mjaltë mund të çojë në fitim të padëshiruar në peshë, kancer pankreatik, akne, diabet dhe alergji. Për më tepër, konsumimi i tepërt i mjaltit mund të rezultojë në dëmtimin e smaltit të dhëmbëve.
Për shkak të përmbajtjes shtesë të sheqerit në mjaltë, shanset e obezitetit bëhen më të larta. Njerëzit që kanë alergji ndaj polenit, selinosë dhe alergji të tjera që lidhen me aktivitetet e bletëve nuk duhet të konsumojnë mjaltë.
Promovon tensionin e ulët
Presioni i ulët i gjakut është një gjendje e parregullt shëndetësore që mund t’i ndodhë çdokujt. Për më tepër, shumë njerëz e vuajnë këtë problem në ditët e sotme.
Megjithëse, ka shumë shkaktarë që nxisin presionin e ulët të gjakut, por mjalti është gjithashtu një arsye e rëndësishme për uljen e tensionit.
Rrit rrezikun e gjakderdhjes
Kur dikush vuan nga gjendja e gjakderdhjes së brendshme apo të jashtme, duhet të shmangë konsumimin e mjaltit.
Përkeqëson shëndetin e dhëmbëve
Përdorimi i tepërt i mjaltit çon drejt zvogëlimit të shëndetit të dhëmbëve. Ti mund të dëmtosh smaltin e dhëmbëve dhe t’u japësh një pamje jo tërheqëse për shkak të mjaltit.
Ndonjëherë, mjalti mund të jetë arsyeja e dëmtimit të dhëmbëve, ndërsa acidi i pranishëm në të tërheq bakteret acidophilic.
Kështu që tregohuni më të kujdesshëm herë tjetër. Mjalti është ilaç por nuk duhet tepruar me të.