Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Vizatimi konsiderohet si një instrument i rëndësishëm për të deshifruar atë që fëmijët nuk janë në gjendje të shprehin verbalisht. Duke qenë një nga instrumentet më të përdorura të fëmijës, krahas lojës, përmes vizatimeve mund të kuptoni botën e brendshme emocionale të fëmijës.

Në këtë artikull do të ndalemi në interpretimin e elementit të ngjyrave të përdorura në vizatime, për të kuptuar çfarë shpreh secila prej tyre.

Në mënyrë të përmbledhur, psikologia e njohur Lorela Garuli shpjegon dinamikat e secilës ngjyrë në vizatimet e fëmijëve të grupmoshave të ndryshme.

E verdha: sipërfaqësi, dinamizëm, lëvizje, liri, ekstraversion, kureshtje.

Bluja: qetësi, ngurrim, një ftohtësi në nivel emocional.

E kuqja: gjallëri, lëvizje, pasion, emocion, kurajo, agresivitet, inat.

Jeshilja: harmoni, ekuilibër, qetësi, besim, shpresë, siguri.

/living/

Youtube

Arkiva

Kategoritë