Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rekord i zi në Kosovë, çmimi i derivateve sonte shkon deri në 1.60 centë

Shtrenjtimi i derivateve nuk do të ndalet në Kosovë.  Çmimi i naftës dhe benzinës është duke u rritur për çdo ditë nga 8 deri në 10 centë.

Rritje do të këtë edhe gjatë natës së sontme.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani në një deklarim për IndeksOnline ka treguar se rritja e çmimi të derivateve do të ndodh edhe sonte. .

“Aktualisht çmimi i derivateve është dikund rreth 1.50, deri në 1.51 centë. Mirëpo, trendi i rritjes është duke vazhduar ende, dhe pritet që rritja te shkoj deri në 8 apo 10 cent. Nga kjo del se deri sonte në mesnatë çmimi për një litër naftë arrin në 1.50 centë, ose në 1.60 centë”.

Ai ka pranuar se këto çmime janë shumë të shtrenjta për qytetarët e Kosovës, por sipas tij,  çmimet nuk varen nga ta por nga Berza ndërkombëtare.

“ Këto çmime janë shumë të larta. Por, ta keni parasysh se kjo po ndodh në të gjithë botë. Ne nuk jemi duke i rritur çmimet, ato po rriten si shkak i luftës në Ukrainë.”/.IndeksOnline/.

Youtube

Arkiva

Kategoritë