Ministria e Shëndetësisë përmes një videoposti të publikuar, ka treguar hapat e rrugëtimit drejt një vaksine kundër Covid-19.
“Zhvillimi i një vaksine është një rrugë e gjatë me plot pika kontrolli. Çdo fazë është dizajnuar për të siguruar që vaksina të jetë efektive dhe e sigurt. Por, teksa e gjithë bota po përpiqet të luftoj pandeminë, rruga e zhvillimit të vaksinës kundër COVID-19 duket më shumë kështu”, thuhet nga MSh.
Msh ka njoftuar se përgatitjen e këtij materiali në gjuhën shqipe e mundësuan UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.
Videon mund ta ndiqni më poshtë:












