Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vitamina B3 në vend të antibiotikëve

Dozat e larta të vitaminës B3 në masë të madhe rrisin aftësinë e sistemit të imunitetit për të krijuar antitrupa, duke përfshirë edhe ata që mund të shkatërrojnë superbakteret.

Antibiotikët duhet t’i marrim në momentet kur sistemi i imunitetit tonë nuk është më në gjendje të përballet me bakteret dhe ka nevojë për ndihmë.

Njëkohësisht, antibiotikët janë aq shumë në përdorim sa që tashmë janë zhvilluar superbakteret, të cilat janë rezistente në cilindo antibiotik.

Hulumtimet kanë treguar që dozat e larta të vitaminës B3 ose nikotinamideve me të madhe rrisin aftësinë e sistemit të imunitetit për të krijuar antitrupa, duke përfshirë edhe ata që mund të shkatërrojnë superbakteret.

Infeksionet e rrezikshme krijohen si pasojë e mungesës së disa proteinave në neutrofile, por dozat e larta të vitaminës B3 përforcojnë pikërisht sekretimin e kësaj proteine.

Hulumtimet e para janë kryer në minj, por rezultatet e njëjta janë fituar edhe në qelizat, njerëzore.

Problem i vogël është që dozat terapeutike nuk mund të futen përmes ushqimit normal, por lajmi i mirë është që nuk mund të mbidozohemi me vitaminë B3 sepse sasitë e përdorura në këtë terapi tashmë janë përdorur në terapitë tjera pa pasoja.

Burime të pasura të vitaminës së lirë B3 janë mëlçia, mishi, drithërat, bimët bishtajore dhe kikiriku.

Youtube

Arkiva

Kategoritë