Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shatërvani i Zagrebit ndriçohet me flamurin e Kosovës në nder të 14 vjetorit të Pavarësisë

Në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë, ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic ka shpërndarë një fotografi ku flamuri kosovar ndriçohet në shatërvanin e Zagrebit.

Në një shkrim në Twitter, krahas fotografisë ka shkruar ‘Gëzuar Ditën e Pavarësisë’.

Po ashtu gjatë ditës, edhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic i ka shkruar letër urimi Presidentes Vjosa Osmani.

Ndërsa, në praninë e krerëve më të lartë shtetërorë, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë ngritjen solemne të flamurit të Kosovës para objektit të Qeverisë.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 Shkurt të vitit 2008.

Youtube

Arkiva

Kategoritë