Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të bëni puding pa droçka

Një truk i amvisave me përvojë që mund të aplikohet edhe kur përgatisni mbushjen e tortës

Pudingu është ëmbëlsira kremoze më e shpejtë që mund të bëni për familjen tuaj.

Është shumë i shijshëm, nuk është i shtrenjtë dhe është i lehtë për t’u përgatitur. Megjithatë, mund të ndodhë që shijimin e kësaj ëmbëlsire t’jua prishin droçkat, transmeton Telegrafi.

Truku është që të mos derdhni pluhurin e pudingut të rrahur në qumështin e vluar, por pak para se të vlojë.

Hiqeni tenxheren me qumështin në të cilin po zieni nga shporeti dhe derdhni pudingun në një vrushkull të hollë duke e përzier vazhdimisht. Më pas kthejeni në shporet, por ulni temperaturën dhe ziejini duke e përzier vazhdimisht.

Ndërkohë që pudingu ftohet trazojeni disa herë që të mos krijojë kore.

Nëse jeni duke përgatitur një mbushje për një kek me puding, përzieni margarinën në pudingun e vakët dhe përzieni derisa të shkrihet. Mbushjen e kekut mund ta përzieni edhe me mikser kur të ftohet, në mënyrë që të bëhet më e shkumëzuar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë