Kjo pjatë u përgatit nga Bonbon_taste
PËRBËRËSIT: 4 salsiçe të freskëta, 1 kg patate, 1 qepë, hudhër, 1-2 speca, piper i kuq, salcë domatesh, vaj, kripë dhe rigon.
PËRGATITJA: Në tigan kaurdisim qepën dhe specat të prerë hollë. E mbajmë tiganin me kapak që perimet të zbuten mirë. Shtojmë hudhra, piper të kuq, një lugë salcë të koncentruar dhe i përziejmë. Patatet e qëruara dhe të ndara në kubikë i shtojmë tek tigani dhe i kaurdisim disa minuta bashkë të gjitha. Shtojmë një gotë me ujë, rregullojmë me kripë e piper dhe gjellën e hedhim tek tava ku kemi vendosur salsiçet e freskëta. E pjekim në 200 gradë. Ju bëftë mirë!