Sonte, më fillim nga ora 21:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, do të jetë i ftuar gjinekologu obstetër, dr. Dardan Baftiu, me të cilin do të diskutohet në lidhje me fertilitetin, shtatzëninë dhe gjidhënien.
A i prek vaksina organet riprodhuese të femrës apo mashkullit?
A duhet të ndihen të sigurt të rinjtë që të vaksinohen kunder COVID-19, sa i përket aspektit të fertilitetit?
A duhet të vaksinohen gratë që planifikojnë të mbesin shtatzënë së shpejti? – Janë vetëm disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje gjatë emisionit.
Ndërkohë, kushdo që ka pyetje në lidhje me temën, këtë mund ta bëjë duke u orientuar në faqen “Familja Jonë”, në Facebook dhe Instagram.
Për shumcka në lidhje me fertilitetin, shtatzëninë dhe gjidhënien, ndiqeni emisionin më fillim nga ora 21:00, vetëm në faqen “Familja Jonë” në Facebook. /familjajone