Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Jo vetëm sodë buke, cilat janë metodat më efektive për shërimin e bajameve

Një nga problemet më të përhapura shëndetësore gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit janë infeksionet e bajameve dhe grykëve. Këto infeksione prekin kryesisht fëmijët, por nuk përjashtohen as të rriturit. Ato shoqërohen me probleme si: vështirësia në gëlltitje, njolla të bardha në formë rrethore, dhe skuqja e bajameve. Simptomat më të zakonshme të problemeve me bajamet janë; djegia e fytit, humbja e oreksit, fryrje të gjendrave limfatike në anë të qafës dhe fytit, ethe, temperatura dhe dhimbjet e fytit. Bakteret përgjegjëse për këto infeksione janë kryesisht: stafilokoku, streptokoku, myku dhe virozat.

Si të përdorni sodën për shërimin e bajameve

Gjyshet dhe nënat tona kanë gjithnjë zgjidhje, që sado të çuditshme të tingëllojnë, funksionojnë me të vërtetë kundër këtyre infeksioneve të dhimbshme.  Është paksa e sikletshme, por rezultati i pastrimit të bajameve dhe fytit nga infeksionet apo qelbëzimi është shumë i efektshëm. Edhe gargara me sodë buke është një ndër trajtimet më të rëndësishme për shërimin e bajameve tek të rriturit dhe fëmijët. Ju duhet të përzieni 125 ml ujë të vakët me një lugë çaji me sodë buke. Përziejeni mirë dhe bëni gargarë duke e mbajtur kokën lart në mënyrë që tretësira të arrijë tek bajamet. Kjo gargarë duhet bërë patjetër një herë në ditë.

Mjaltë me hudhër

Për këtë trajtim ju nevojiten një lugë gjelle me mjaltë dhe 4 thelbi hudhër të shtypur fort. Ato duhen përzier në 250 ml ujë. Kjo tretësirë duhet pirë 3 deri në 4 herë në ditë për 4 ditë me radhë.

Borzilok dhe limon

Zieni 10 deri në 12 gjethe borziloku në rreth 400 ml ujë. Lërini të ziejnë për 10 minuta. Pasi ta keni kulluar, shtoni lëngun e një limoni, një lugë çaji me mjaltë dhe 2 gramë piper të zi. Kjo kurë duhet pirë tre herë në ditë për 2 deri në 3 ditë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë