Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Ministria e Shëndetësisë: Vaksina kundër COVID-19 ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më shumë se 1.7 milion doza të vaksinës janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Sipas MSH, vaksinimi mbetet mënyra më praktike dhe më efektive për t’u ballafaquar edhe më tej me pandeminë.

Vaksinimi kundër COVID-19 mund të ulë rrezikun nga infektimi dhe përhapja e virusit që e shkakton COVID-19.  Vaksinat, gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 38,000 qytetarë kanë marrë dozën e tretë, ndërsa atë përforcuese mbi 44,000.

Youtube

Arkiva

Kategoritë