Çfarë duhet të dini për ushqyerjen e fëmijës suaj 12 muajsh?
- Shumica e kalorive dhe ushqimit të foshnjës suaj tani duhet të jenë nga ushqimet e ngurta.
- Qumështi i lopës ose qumështi i sojës mund të futet në këtë moshë.
- Vaktet familjare inkurajojnë ushqimin e shëndetshëm dhe testimin e ushqimeve të reja.
Fëmija juaj ka hyrë në një fazë tjetër dhe po fillon të zotërojë aftësinë për të ngrënë ushqime të ngurta. Deri në ditëlindjen e tij të parë, formula dhe qumështi i gjirit duhet të zvogëlohen ndërsa ushqimet e ngurta do të fillojnë të sigurojnë pjesën më të madhe të kalorive dhe ushqimit të vogëlushit tuaj. Prisni që fëmija juaj të hajë 3 vakte të ekuilibruara me 2-3 mesvakte të shëndetshme çdo ditë.
Ndërmjet moshës 1 deri në 2 vjeç, fëmijët e vegjël kanë një nevojë të madhe për yndyrë, proteina dhe lëndë ushqyese të tjera si hekuri, kalciumi dhe kolina për të mbështetur zhvillimin e tyre.
Kalimi në qumështin e lopës
Foshnjat e ushqyera me formulë inkurajohen të kalojnë në qumështin e plotë ose qumështin e sojës pa sheqer në moshën një vjeçare, ndërsa foshnjat e ushqyera me gji mund të vazhdojnë të pinë qumësht gjiri. Nëse po kaloni te qumështi, Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon një maksimum prej 24 2 deri në 3 gota qumësht në ditë dhe nënat që ushqehen me gji mund të vazhdojnë këtë proces për sa kohë që nëna dhe fëmija dëshirojnë.
Mëngjesi
Ideja 1: Waffle me drithëra integrale me kungull, gjalpë nga arrorë të ndryshëm (psh kikirik) dhe shoqërojeni me fruta.
Ideja 2: Kos natyral me fruta si mjedër, dredhëza, luleshtrydhe, boronica.
Ideja 3: Tërshërë me mollë e kanellë sipër.
Ideja 4: Role me vezë e djathë.
Ideja 5: Pankekë me banane (Përzieni 1 banane, 1 vezë dhe dy tasa miell gruri. Gatuajini 3 mintua nga secila anë në nxehtësi mesatare.)
Dreka:
Ideja 1: Petë të bëra me miell gruri, të mbushura me djathë çedar dhe avokado të prerë në copa.
Ideja 2: Mish pule (ose gjel deti) i ndarë në copa me fasule laramane dhe misër.
Ideja 3: Vezë e zier, me kungull të zier e kokrra rrushi të prerë në feta.
Ideja 4: Petë me miell gruri, si “pica”, e lyer me salcë domate, djathë mocarela, spinaq dhe brokoli.
Ideja 5: makarona me perime për bebe.
Darka:
Ideja 1: Makaronat e para bolonjeze të bebit.
Ideja 2: Mish pule i pjekur me erëza dhe patate të ëmbla.
Ideja 3: Fileto peshku me karota dhe kuiona.
Ideja 4: Hamburger me mish viçi ose pule, i prerë në copa me kungull të pjekur.
Ideja 5: Salmon i grirë dhe lulelakër
Mesvakte:
Ideja 1: Tofu i pjekur me erëza
Ideja 2: Hummus me perime të ziera në avull
Ideja 3: Role me banane dhe kos
Ideja 4: Fruta të prera në kubikë
Ideja 5: Djathë i grirë ose i prerë në kubikë