Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Komuna e Prishtinës furnizon shkollat me teste të shpejta për COVID-19

Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të pandemisë, Komuna e Prishtinës për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të shkollës, është duke bërë furnizimin me teste të shpejta antigjen përmes pështymës për COVID-19.

Sipas njoftimit të komunës, shpërndarja e testeve ka filluar të bëhet nëpër institucione dhe gjatë pranimit të produktit ekipi i kontraktuar do t’u jep informatat e hollësishme dhe do të ofrojë trajnim rreth përdorimit të testeve antigjen, thuhet në njoftim.

Deri më tani testet antigjen janë shpërndarë nëpër tetë institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme të larta, kryesisht me numër të madh të nxënësve në zonat urbane. Në ditët në vijim mbetet të përfshihen edhe zonat periferike të kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

Është planifikuar që testet të shërbejnë gjatë gjithë gjysmëvjetorit të dytë.

Do të testohen vetëm nxënësit që kanë këto simptoma:

-Temperaturë mbi normale

-Kollitje apo ethe

-Kontakt me persona të infektuar.

Ndarja e testeve është bërë në proporcion me numrin e nxënësve në institucione.

Youtube

Arkiva

Kategoritë