Një “smoothie” (lëng i trashë) shumë i thjeshtë për përgatitje, por për shëndetin tuaj është ABC-ja e funksionimit.
Dietologët e njohur ju rekomandojnë të përdorni këtë “smoothie” për të larguar toksinat nga trupi, sidomos nga organet vitale të trupit.
Ajo çka duhet të bëni është t’i grini pemët e perimet, përzieni dhe ta pini.
Çfarë ju duhet:
1 mollë e qëruar
1 karotë
½ kastraveci
½ rrepë)
½ lugë çaji xhinxher pluhur
Udhëzime mbi përgatitjen:
Në një blender do të bashkoni të gjithë përbërësit.
I përzieni për pak sekonda dhe pasi të keni krijuar një masë homogjene, kalojeni “smoothien” në një gotë.
Ky lëngë i trashë rrit përqendrimin, përmirëson cilësinë e lëkurës dhe ndihmon në reduktimin e pikave të zeza. Duke qenë se ka antioksidantë ngadalëson plakjen e qelizave dhe forcon sistemin imunitar. /neps