Mbrëmë, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, ku ishte e ftuar aktorja Yllka Gashi, u fol për shumë gjëra rreth filmit “Zgjoi” dhe sukseseve të tij.
Ndër të tjera, aktorja foli edhe për momentin kur u takua me Fahrije Hotin, që, sic thotë vetë ajo, është mahnitur nga personaliteti i saj.
Ajo gjithashtu bën të ditur se ka qenë edhe paraprakisht konsumuese e ajvarit të saj.
“Kur jam taku me zonjën Fahrije Hoti, jam impresionuar nga karakteri i saj. Edhe më herët kam qenë konsumatore e ajvarit të saj. Ne të gjithë e kemi ditur cfarë ka ndodhur në Krushë, andaj ka qenë nder për mua që ta luaj rolin e zonjës Fahrije”
“Zonja Fahrije është grua heroinë dhe për neve, më shumë se gjithcka tjetër, ka qenë mision ta nderojmë figurën e saj dhe ta tregojmë storien e saj e cila, përkundër të gjitha vuajtjeve, skamjes e problemeve, është storie e suksesit”, theksoi ajo.
Tutje, Gashi u shpreh se ishte edhe përgjegjësia më e madhe, sepse roli përkonte me një person real, andaj duhej të jepej më e mira që të aktrohet sa më mirë për t’i pëlqyer asaj edhe publikut.
Intervistën e plotë e gjeni në linkun më poshtë:
https://www.facebook.com/familjajoneks/videos/1042960576281067
/familjajone