Gjatë ditëve me temperatura të larta trupi i njeriut humbë një pjesë të madhe të lëngjeve me djersë dhe avull gjatë frymëmarrjes, si rezultat mundësia për të u formuar gurët urinar në trupin tonë është më e madhe.
Por si ta shmangim këtë?
Për të shmangur formimin e gurëve në veshkë, gjatë temperaturave të larta duhet konsumuar sa më tepër lëngje, që nënkuptojmë ujë dhe lëngje frutash që përmbajnë citrate( limonë, mollë, mandarina…)
Konsumimi i pemëve dhe perimeve është më se i preferuar.
Çfarë duhet të largojmë nga menyja jonë?
Për të evituar formimin e gurëve urinar duhet të largojmë konsumimin e lëngjeve me kofin dhe oskalate (Cocacola, qaji i zi, kafja, vera e kuqe)
Gurët në veshka është një sëmundje e cila trajtohet nga urologu, e këtë me shumë profesionalizëm e trajtojnë edhe në spitalin Vita Hospital në Prishtinë, i cili është spital i specializuar për diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e gurëve urinar, si dhe posedon të gjitha paisjet moderne :
Laboratori biokimik, mikrobiologjik, ultrazërin, rentgenin, aparaturën e fundit të CT – me rrezatim minimal, aparatin për thyerjen e gurëve ESËL, dy salla të operacionit me paisjet më moderne në të cilat përveç operacioneve të hapura kryhen edhe operacionet me laser për operimin e prostatës, tumoreve në fshikëz urinare dhe gurët në rrugët urinare.
Urologu Fahredin Veselaj gjithashtu rekomandon që të largojmë sa më shumë ushqimet që përmbajnë yndyrë. /Familja Jonë