Tetë persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në Kosovë dhe janë shëruar dymbëdhjetë të tjerë nga ky virus.
Këto rezultate kanë dal pas 2 mijë 274 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh nuk ka vdekur asnjë person me Covid-19 dhe 314 raste të tjera janë aktive
Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 767 mijë e 742 qytetarë me dozën e dytë, përderisa janë administruar mbi 1,6 milion doza të vaksinave.