Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Të mërkurën në “Takim Virtual me Shëndritin”, infektologu, Dr.Izet Sadiku.

Varianti “Omicron” është diskutimi i ditëve të fundit ku do në botë.

Cila është shpejtësia e përhapjes, çfarë simptoma po shfaq në ditët e para, si po trajtohet e shumë pyetje tjera qarkullojnë në kokën e secilit, duke mos përjashtuar as kosovarët.

Nisur nga kjo, gazetari Shëndrit Lumi këtë të mërkurë në “Takim Virtual” të ftuar ka infektologun, Dr. Izet Sadiku.

Në 40 minutat e rezervuar të kësaj interviste infektologuSadiku do të i përgjigjet të gjitha pyetjeve të shkruara nga lexuesit e portalit “Familja Jonë” live nesërm duke filluar nga ora 21:00

Sadiku ka përfunduar studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës. Ai tash e 20 vite ushtron profesionin e infektologutnë klinikën infektive të QKUK-së dhe është i angazhuar me të njëjtin profesion edhe në poliklinikën Endo Clinic në Prishtinë.

Dr. Izet Sadiku, infektolog në Klinikën  Infektive në QKUK për disa muaj ishte edhe U. D i drejtorit në këtë klinikë.

Theksojmë që të gjitha përgjigjet rreth situatës pandemike nëtë cilën ende ndodhemi, sidomos rreth  varianteve të reja  të familjes së koronavirusëve dhe infekticiteti të tyre, do t’i merrni mbrëmjes e  08 dhjetorit në ora 21:00, live në Facebook te portali “Familja Jonë”

Youtube

Arkiva

Kategoritë