Një predhë e fishekut të armës së zjarrit e ka goditur një kontenjerë i cili shfrytëzohet nga policët dhe doganierët e Kosovës.
Kështu tha për Klankosova.tv Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës.
Kelani tha se dyshohet se predha ka ardhur nga ana e Serbisë.
Ai theksoi se nuk raportohet asnjë i lënduar.
“Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot në orët e pasditës, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditë një kontenjerë i cili sherben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të RKS”.
“Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhë nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës shtoi se qarkullimi në këtë zonë po vazhdon pa problem.
“Puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjindet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem”.