Ndonjëherë do të ndihmosh një person dhe përfundon duke e përkeqësuar situatën. Një libër i ri për psikologjinë e nënave pas lindjes sugjeron frazat që duhet t’i thoni nënave lehona për të përmirësuar humorin e tyre. Libri ka dalë nga Orange Rhino, një nënë dhe një blogere, e cila ka shkruar librin e titulluar “Bërtit më pak, duaj më shumë”. Në të janë të shkruara të gjitha frazat që mund të inkurajojnë dhe të ndihmojnë nënat në këtë fazë kaq delikate.
Më poshtë ju tregojmë 5 nga propozimet që ajo sugjeron për t’u shprehur nga babai i fëmijës, gjyshërit dhe gjyshet por edhe miqtë e mikeshat.
1.“Të admiroj. Ku e gjen gjithë këtë energji për të bërë gjithçka?”
2.“Je duke bërë një punë të mrekullueshme”
3.“E di që është e vështirë”/ Është e kotë ta mohoni: të jesh një nënë dhe të kujdesesh për një fëmijë është e komplikuar. Por jo të gjithë e dinë këtë pjesë. Kjo është arsyeja pse kur dikush i thotë se e di se si është kjo situatë, nëna e re do të ndihet më e lehtësuar dhe më e kuptuar.