Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Si ndikon lënia e duhanit në mushkëri? – Disa informata të rëndësishme nga Pulmo Plus

Efektet e duhanpirjes, si për konsumuesit aktivë, ashtu edhe për ata pasivë (persona që nuk konsumojnë duhan, por qëndrojnë në tym të tij), dihet se janë tejet negative. Ndikimet më të dëmshme të duhanit vërehen në mushkëri dhe te të gjitha veshjet mbrojtëse të muskujve.

Trupi ynë, përgjatë duhanpirjes, iu ekspozohet shumë kimikateve të dëmshme për organizmin tonë, andaj si formë shpëtimi në këtë aspekt mendohet lënia e duhanit.

Klinika Pulmo Plus radhit disa prej përparësive të lënies së duhanit për trupin tonë. Sipas tyre, qw në ditën e parë të lënies së duhanit vërehet një rregullim i rrahjeve të zemrës, ulje e niveleve të monoksidit të karbonit dhe qarkullim më i mirë i gjakut.

Përmirësimet e gjendjes shëndetësore fillojnë të vërehen edhe ditëve në vazhdim, ku shqisat e nuhatjes dhe shijes shkojnë drejt përmirësimit, mushkëritë funksionojnë më mirë dhe “duhma” e duhanit nuk del të jetë më e pranishme dhe shqetësuese në rreth shoqëror.

Te duhanpirësit vërehen disa shenja karakteristike si pasojë e konsumimit të duhanit, në gishtërinj dhe në dhëmbë. Pasi të ketë kaluar një periudhë më shumë se dyjavore nga lënia e duhanit, këto shenja fillojnë të zhduken, rrugët e frymëmarrjes do të jenë më të pastra dhe sasia e oksigjenit do të jetë më e madhe në mushkëri.

Lënia e duhanit, gjithnjë sipas informacioneve nga Pulmo Plus, ndikon edhe në largimin e kollës së zakonshme për duhanxhinjtë.

Ndonjëherë ndihet një nevojë e madhe për duhanpirje, pas lënies, por kjo nuk duhet të ju tundojë për ta rifilluar. Sipas Pulmo Plus, është shumë me rëndësi që të keni përkrahje nga rrethi shoqëror dhe familjar kur vije puna te lënia e duhanit. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë