Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Valon Faiku – Tregon mbi aktivitetin fizik në reduktimin e stresit.

Tani më kemi dëgjuar dhe lexuar se si aktiviteti fizik ndikon pozitivisht në shëndetin fizik dhe atë mendor. Ushtrimet e rregullta çojnë në përmirësim e të rrahurave të zemrës, uljes së rrezikut nga sëmundjet, qëndrueshmëri të përmirësuar, dhe shumë më tepër, por jo vetem.Aktiviteti fizik ka nje rol te madh dhe në shëndetin mendor dhe në reduktimin e stresit.

Aktiviteti fizik ndikon dhe në gjendjen tonë mendore dhe psikologjike.

Këto janë disa nga përfitimet që marrim nga kryerja e aktivitetit fizik:
Një aktivitet fizik intensiv ndikon në mënyrë shumë të shpejtë që të reduktohen ndjenjat negative , shqetësimi dhe depresioni.

Kjo pasi gjatë ushtrimeve truri jonë cliron disa lënde kimike të quajtura endorfina. Lirimi i endorfinave shkakton një ndjenjë pozitive në trup, e ngjashme me atë të morfinës, duke na dhënë më shumë relaks dhe qetësi mendore.

Aktiviteti fizik ndikon dhe përmirëson gjëndjen e humorit, rrit ndjenjat e mira për veten duke krijuar vetëbesim më të lartë.

Tek moshat më të vjetra ushtrimet fizike mbrojnë funksionimin e trurit dhe zvogëlojnë rrezikun për dëmtimin e aftësive njohëse.

Të dyja llojet e ushtrimeve si ato kardio dhe ato te rezistencës ndihmojnë trupin sidomos për ata persona që qëndrojnë ulur për orë të gjata.

Studimet kanë zbuluar se ushtrimet e rregullta ndikojnë në rritjen e performancës kognitive dhe mbajtjen në mend.

Prandaj mjekët gjithmonë e më shumë këshillojnë që cdo ditë të kemi aktivitet fizik minimalisht 1 orë në ditë.

Valon Faiku – Trajner Fitnesi

Youtube

Arkiva

Kategoritë