Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr. Visar Zekaj: “Vetëm sot në Klinikën COVID-3, janë liruar 5 pacientë tashmë të shëruar nga virusi”

Pacientë të të gjitha moshave të infektuar më COVID-19, çdo ditë e më shumë po kërkojnë ndihmë mjekësorë në të gjitha Qendrat e Mjeksive familjarë në nivel vendor.

Si rezultat të gjitha spitalet e komunave janë duke trajtuar shumë pacientë të infektuar.

Por Klinikat e QKUK-së mbesin ato më të ngarkuarat si nga numri i pacientëve ashtu edhe nga gjendja e rënduar e tyre.

Klinika COVID-3 e vendosur në Interno tashmë është një nga pikat kryesore ku 24/7 pranon dhe  trajton pacient nga të gjitha komunat e Kosovës.

Dr. Visar Zekaj I cili sonte është një nga mjekët kujdestar në këtë klinikë për portalin “Familja Jonë”  ka thënë që vetëm në pasditen e 13 shtatorit janë transferuar tre pacientë në Mjekimin Intensive Qendrorë (MIQ) për trajtim të mëtutjeshëm nga Klinika COVID-3.

“Momentalisht kemi të hospitalizuar 56 pacientë, ku 5 prej tyre I kemi në gjendje më të rëndë me maksimum të oksigjenit (O2), tre nga ta saturimin e  kanë 82% ndërsa dy të tjerët 70%” ka theksuar Dr.Zekaj.

I pyetur nga portal “Familja Jonë” se a ka pasur raste të reja gjatë ditës së sotme, Dr.Visar Zekaj ka thënë, “Po sot I kemi liruar  pesë pacientë në gjendje stabile shëndetësore, të cilët janë trajtuar me kujdes në klinikën tonë, por njëkohësisht sot gjatë ditës i kemi pasur edhe katër pranime të reja kryesisht me ndryshime të theksuara në mushkëri dhe insuficiencë respiratore”.

Dr. Zekaj po ashtu ka theksuar që të pranuarit janë në gjendje stabile dhe po monitorohen nga ekipa kujdestare.

Dr. Visar Zekaj: “Vetëm sot në Klinikën COVID-3, janë liruar 5 pacientë tashmë të shëruar nga virusi”

Youtube

Arkiva

Kategoritë