Enj, Mar 21, 2024
Banner Top
Banner Top
Pulmologu Marku: “ 7 nga 86 pacient sa i kemi të hospitalizuar në klinikën tonë,janë në gjendje shumë të rëndë”

E hëna e 13 shtatorit, sipas njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë në publikimin zyrtarë në faqen e tyre,  ka treguar që 24 orëshi i fundit ka shënuar 14 të vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Varianti “Delta” po vazhdon me përhapjen e shpejtë nga pacienti në pacient, duke mbushur kështu të gjitha Klinikat në QKUK,  dhe jo vetëm.

Megjithëse personeli shëndetësorë çdo ditë e më shumë po bënë thirje për vaksinim, procesi ende po shkon shumë ngadalë.

Si rezultat pacientët e hospitalizuar, shumica janë të pa vaksinuar.

Sipas mjekut kujdestar në Klinikën e Pulmologjisë, Dr. Flamur Markut momentalisht në këtë klinikë janë të shtrirë 86 pacientë ku 7 prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë.

I pyetur nga portali “Familja Jonë” nëse këta pacientë janë të vaksinuar, ai ka thënë  që 65 prej tyre janë të pa vaksinuar, përderisa 10 nga ta kanë marr vetëm dozën e parë të vaksinës, kurse 11 të tjerë janë të vaksinuar me dy doza, dhe janë në gjendje më të lehtë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.

Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Përveç ngarkesës nga gjendja e rënduar e pacientëve, dhe humbja e shumë prej tyre, sidomos dy javëve të fundit, një ngarkesë shumë e madhe edhe fizike edhe psikologjike për mjekët mbeten edhe konsultat nga klinika  në klinikë.

“Nga ora 7 e mëngjesit kur edhe kemi filluar kujdestarinë së bashku me kolegët e mi e deri më tani, përveç pacientëve të shtrirë në klinikën tonë, kemi pasur shumë raste për konsulta edhe në  Qendrën Emergjente, në Klinikën Covid-3 e pozicionuar në Interno, si dhe në Klinikën Gjinekologjike – Reparti Covid, ku në të gjitha kemi shumë raste të rënda, dhe është e dhimbshme kur e shikon që shumica nga ta nuk po ja dalin sepse kanë neglizhuar vaksinimin”, ka thënë për portalin “Familja Jonë” pulmologu Dr. Flamur Marku.

Marku, po ashtu ka thënë që shumica e pacientëve të vaksinuar me dy doza të cilët po infektohen me COVID-19, po e kalojnë kryesisht me një gjendje ambulatore dhe terapi më të lehtë.

Theksojmë që vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452.

Në total numri i rasteve aktive është 17.000.

Youtube

Arkiva

Kategoritë