Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Po mbani diet por nuk po dobësoheni? Janë 6 arsye pse nuk po funksionon

Janë 7 arsye pse mund të keni mungesë të mikroelementeve…

Shumica e dietave janë ndërtuar rreth tre ideve themelore:

1. Kufizimi i kalorive

2. Rregullimi i raportit të makroelementëve të ndryshëm. (psh karbohidratet e ulëta, yndyra e ulët, proteina të larta, karbohidratet e larta ose ndonjë raport i caktua.r)

3. Kufizimi ose eleminimi i disa ushqimeve ose grupeve ushqimore.

Jeni me besimin se nëse ndiqni një nga dietat e mësipërme do të bini në peshë dhe do të ndiheni më mirë. Por kjo jo gjithmonë funksionon.

Nëse shmangi dhe kufizoni shumë ushqime, ju nuk merrni mirkoelementet e nevojshme për trupin. Mikroelementët përfshijnë vitamina, minerale, acide yndyrore dhe aminoacide.

Janë 7 arsye pse mund të keni mungesë të mikroelementeve:

1.Ushqimet e përpunuara

Artikujt e përpunuar dhe të rafinuar, ëmbëlsuesit artificialë kanë mungesë të lëndëve ushqyese kryesore.

2-Dietat kufizuese

Shumë njerëz besojnë se dietat më efektive janë ato që kufizojnë shumë ushqime, të cilat në të vërtet ju kufizojnë juve lëndët ushqyese të nevojshme për trupin.

3-Stresi

Stresi mund të pakësojë mikroelemntët në trup. Në jetë mund të kemi strese të ndryshme, por një prej tyre ne mund ta kontrollojmë, dhe ai është strësi në lidhje me çfarë duhet të hamë. Nutricionistët dhe dietologët sugjerojnë që mos ta nisni dietën në një kohë kur ndiheni të stresuar.

4-Toksinat

Toksinat mund të pakësojnë lëndët ushqyese në trup. Ato janë të pranishme në mjedis, në ushqim dhe në ujë me cilësi të ulët. Në këtë mënyrë ju bëhet i pamundur funksionimi i dietës.

5-Medikamentet

Disa lloje medikamentesh mund të ndikojnë në nevojat tuaja ushqyese.

6-Probleme me tretjen

Edhe në prani të një diete të pasur me lëndë ushqyese, nëse nuk mund të tretni, thithni dhe asimiloni ushqimin që po hani, ka të ngjarë të hasni mungesa të lëndëve ushqyese. Përdorimi i tepërt i antibiotikëve, konsumimi i tepërt i ushqimeve të përpunuara, stresi i përgjithshëm, alkooli etj., të gjitha mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të përpunuar lëndë ushqyese.

Youtube

Arkiva

Kategoritë