Ju mund ta rrezikoni metabolizmin tuaj gjatë heqjes së peshës.
Në këto muaj kur afrohet vera, çdokush dalëngadalë e ka filluar ndonjë dietë. Disa prej nesh preferojnë që të humbasin peshë nën mbikëqyrjen e ndonjë eksperti, ndërsa pjesa tjetër me dietat e sugjeruara nga miqtë apo edhe me informata të dorës së tretë. Dietat e pavetëdijshme në të vërtetë i shkaktojnë dëm trupit tonë.
Duam t’ju përkujtojmë 6 gabimet dietale që e shqetësojnë metabolizmin tonë dhe shkaktojnë probleme shëndetësore:
– Shmangia e karbohidrateve
– Përpjekja për shpejtimin e heqjes së peshës me çajra bimorë
– Përdorimi i ilaçeve të dobësimit
– Vendosja e disa ushqimeve në listën e ndalesave
– Të bërit sport tej mase
– Të ngrënit fruta tej mase
Kujdes, çrregullimi i metabolizmit mund t’ju shkaktojë një mori problemesh shëndetësore si: pamjaftueshmëri të veshkave, sulm zemre, mbyllje të enëve të gjakut, humbje të pandalshme të peshës, ankth të tepruar, depresion etj. /Familja Jonë