Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kur IKSHPK thotë e kemi “ndal turrin” për çka e ka fjalën?

Shkruan: Driton Vela

Një IKSHPK jo edhe aq transparente është vështirë për tu kuptuar. Nëse IKSHPK pretendon që e ka ndal turrin e deltës, atëherë duhet të na sqarojë për çka e ka fjalën dhe më e rëndësishmja, në çfarë të dhëna objektive e bazon këtë konstatim?

-Është fakt që pozitiviteti i rasteve ka rënë nga 20.5% në 16-17%. Për 6 ditë pozitiviteti i rasteve është më i ulët se maksimumi prej 20.5% i arritur gjatë kësaj vale. Ky mund të jetë indikacion që delta e ka arritur maksimumin dhe tashmë rritja e rasteve është stabilizuar (por ende ska fillu rënia e madhe).

-Tjetër, numri i hospitalizimeve po ashtu është stabilizuar në kuptimin që rritja ditore e rasteve e ka arritur maksimumin (i cili ka qenë +109 pacientë në ditë) dhe ka 6 ditë që rritja ditore është nën këtë vlerë (mesatarja e 6 ditëve të fundit është +73).

Kjo nënkupton që kemi stabilizim të rritjes të numrit të hospitalizimeve, por jo edhe rënie të dukshme.Por, IKSHPK, në vend se të del me të dhëna konkrete dhe bindëse (si këto më sipër), mjaftohet me një postim bombastik, vlera e të cilit është aq sa edhe dëshmitë objektive të cilat e sqarojnë pretendimin.

*Pretendimet e analistëve dhe gazetarëve që “ulja e turrit” është qesharake kur i kemi 13-17 vdekje në ditë, janë po ashtu të gabuara, sepse ata që vdesin sot janë infektuar rreth 2 javë më parë. Kështuqë numri i vdekjeve sot nuk është tregues i situatës momentale me pandeminë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë