Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të përballoni alergjitë e pranverës

Pranvera sigurisht është shumë e bukur, por bashkë me lulet ajo sjell dhe alergjitë sezonale. Kur bimët lëshojnë polenin, miliona njerëz fillojnë të tështijnë dhe të tërheqin hundët.

Cilat janë shkaqet?

Nxitësi kryesor i alergjive pranverore është poleni. Bimët lëshojnë këto kokrriza të vogla në ajër për të bërë fertilizimin e bimëve të tjera. Kur poleni arrin në hundët e dikujt që është alergjik, shkakton një situatë alerti për sistemin imunitar.

Sistemi imunitar gabimisht e shikon polenin si një rrezik për trupin dhe dërgon antitrupa për të sulmuar alergenin (polenin). Kjo çon në çlirimin e histaminës në gjak. Histamina është ajo që shkakton bllokimin e hundëve, tështimat, kruarjet e syve dhe simptoma të tjera që ju mund t`i dini nëse jeni alergjik.

Poleni mund të udhëtoj me kilometra, ndaj mos fajësoni vetëm bimët e lagjes suaj.

Pemët nxitëse të alergjive pranverore mund të jenë:

Lisi
Plepi
Ahu
Selvia
Arra
Dëllënja
Lisi
Ulliri
Palma
Pisha
Shelgu
Etj.

NIveli i polenit është më i lartë në ditët me erë, kur ato kanë mundësi për të udhëtuar më gjatë duke u transportuar më anë të erës. Në anën tjetër, ditët me shi largojnë polenin.

Cilat janë simptomat?

Bllokim i hundëve
Lotim i syve
Tështima
Kollë
Kruarje e syve dhe hundës
Rrathë të syve

Si mund të diagnostikohet?

Mjeku alergolog do t`ju rekomandoj kryerjen e testeve të alergjisë. 

Mund të kryehet nje test kutan (në lëkurë), i cili konsiston në ngacmimin e lëkurës me një alergen të caktuar. Nëse jeni alergjik ndaj asaj substance, lëkura juaj do të shfaq shenja të mbindjeshmërisë. 

Ndonjëherë, mund të jenë të nevojshme dhe analiza të gjakut.

Si trajtohet?

Barnat me të cilat mund të trajtohen alergjitë janë:

Antihistaminikët
 të cilët lehtësojnë tështimat, tërheqjen e hundëve dhe kruarjet duke ulur nivelin e histaminës në trup.

Dekongjestantët
 të cilët zvogëlojnë enët e gjakut në kavitetin nazal për të lehtësuar bllokimin e hundëve.

Kombinim I antihistaminikëve dhe dekongjestantëve
 të cilët kombinojnë efektin e të dyve.

Dekongjestantët nazalë spray
 të cilët veprojnë më shpëjt se dekongjestantët oral dhe me më pak efekte anësore.

Spray nazal steroid
 të cilët reduktojnë inflamacionin.

Pikat për sy
 të cilat lehtësojnë kruarjet dhe lotimin e syve.

Edhe pse ju mund t`I merrni këto barna në farmaci pa recetën e mjekut, rekomandohet të kryeni një konsultë më mjekun për të qenë të sigurtë se jeni duke përzgjedhur trajtimin e duhur.

Disa barna antihistaminikësh mund të shkaktojnë përgjumje, ndaj duhet të jeni të kujdeshëm në përdorimin e tyre gjatë ditës. 

Nëse i keni provuar barnat pa recetë por nuk ju japin efektin e dëshiruar, mund të kërkoni nga mjeku për opsione të tjera me recetë. 

5 këshilla për ta mbajtur polenin nën kontroll

  1. Qëndroni në ambiente te mbyllura në ditët me erë dhe vecanërisht në mëngjes.
  2. Mbani dyertë dhe dritaret e shtëpisë të mbyllura nw muajtë e pranvereës ose mbani një pastrues ajri në shtëpi.
  3. Pastroni filtrat e kondicionerit. Po ashtu edhe raftet në shtëpi, aty ku poleni mund të mblidhet.
  4. Lani flokët pasi jeni kthyer nga jashtë sepse poleni shpesh depozitohet aty.
  5. Pastroni me fshesë me korrent 2 herë në javë, sepse kështu mund të pastroni polenin dhe pluhurin që mund të jetë grumbulluar në shtresat e shtëpisë. /Familja Jonë


Youtube

Arkiva

Kategoritë