Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është Hipotiroidizmi?

Shkruar nga:Dr Merita Emini Sadiku
endoCLINIC

Është sëmundje që vjen nga funksioni i ulët i gjëndrës tiroide.

🔸Simptomat më të shpeshta janë: ndjenja e të ftohtit, harresa, lodhja,tharja e lëkurës dhe flokëve, vështirësi në zbrazjen e zorrëve/konstipacion, depresion etj.

🔸Shkaqet janë të ndryshme: origjina autoimune apo ndryshe tiroiditi kronik Hashimoto është shkaku më i shpeshtë, pastaj heqja kirurgjikale e një pjese ose në tërësi e gjëndrës tiroide, trajtimi me radiojod, hipotiroidizmi kongjenital (mungese e plotë e gjëndrës tiroide),barnat e ndryshme ( psh.amiodaroni,litiumi,interferoni etj.),marrja e pakësuar ose me tepricë e Jodit,dëmtimet në gjëndrën e hipofizës, sëmundjet e rralla që infiltrojnë tiroiden.

🔸Diagnostikimi mund të bëhet nga simptomat si më lart, analizat laboratorike (TSH e larte,FT3 dhe FT4 të ulura ose TSH,FT3 dhe FT4 të ulura), duke bërë ultrazërin e gjëndrës tiroide,prania e antitrupave të lartë anti TPO dhe Anti Tg të cilët shoqërojnë TSH e lartë.

🔸Trajtimi bëhet duke zëvendësuar hormonin T4 pra me Levotiroksine (psh.Letrox,Euthyrox) dhe terapi tjetër shtesë ashtu siç e gjykon endokrinologu varësisht nga gjendja shëndetsore e pacientit. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë