Gatuar nga : Edona Mulaj
Alba Receta
Këshilla dhe Receta për Beba dhe Fëmijë
150 gr fasule kafet
50 gr arra
2 luge çajit me domate pure
1 luge çajit me piper i kuq
1 luge çajit me kripe
2 thelpinj hudhra
50 gr tërshërë
1 qepë
PERGATITJA:
Fasulet i lëmë 1 natë para në ujë, të nesërmen i ziejmë rreth 1 orë në zjarrë të butë. Kalojmë në makineri për bluarje pak, sepse preferohet të mbesin dhe ca kokrra. Qepën, hudhrat, arrat dhe tërshërën poashtu i bluajë. Mund të shtoni 1 specë pikantë në rast se nuk ju servohet fëmijëve.
Të gjithë përbërësit i bashkojmë, ju japim format dhe i vendosim në tepsi të shtruar me letër. Pjekim rreth 30 min derisa të filloj të marrë ngjyrë.
Shoqërojeni me sallat rucola dhe kos. /Familja Jonë