Bajamet kanë funksion mbrojtës shumë të rëndësishëm në organizëm. Mirëpo, nëse shpesh apo vazhdimisht janë të pezmatuara, janë rrezik për organizmin dhe duhet hequr…
Nën kuptimin inflamacioni bajameve rëndom nënkuptohet inflamacioni i gurmazit, i bajameve dhe i nyjave limfatike në qafë, bashkë me temperaturën e ngritur të trupit, dhembjen e nyjave dhe të muskujve.
Sipas rregullit, inflamacioni i bajameve vetvetiu kalon pas katër apo pesë ditësh. Mirëpo duhet qenë shumë të kujdesshëm në qoftë se inflamacioni shpesh paraqitet nga fillimi, madje me qelbëzim, i shoqëruar me temperaturë të lartë.
Në qoftë se inflamacioni i bajameve është kronik, pas një kohe mund të shkaktojë sëmundjen reumatike të nyjave dhe të zemrës apo të dëmtojë veshkat.
Cilat janë funksionet e bajameve, kur duhet hequr ato dhe si duhet të bëhet kujdesi post operativ na tregon dr. Hajdin Thaçi, Specialit I ORL-së.