Polonia ka nisur të enjten administrimin e vaksinës kundër COVID-19 “Johnson & Johnson”. Qeveria poloneze ka thënë se dobitë nga vaksina amerikane janë më të mëdha se rreziqet.
Agjencitë amerikane të shëndetit kanë rekomanduar të martën pauzim në përdorimin e vaksinës “Johnson & Johnson” për të paktën disa ditë pasi gjashtë gra nën moshën 50-vjeçare kanë pasur mpiksje të gjakut pasi e kanë marrë këtë vaksinë.
“Sot është dita e parë e përdorimit të vaksinës ‘Johnson & Johnson’. Nuk kemi pasur shenja për ndonjë problem të madh ose që pacientët janë duke refuzuar për ta marrë atë”, ka thënë një zyrtar qeveritar i Polonisë.