Është gjetur trupi i viktimës Arjan Sala që mbeti i brenda magazinës së djegur të qendrës tregtare, në Tiranë.
Pas disa ditë kërkimesh nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00, zjarrfikësit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.
Dyshohet se në momentin e zjarrin 32-vjeçari ka hyrë brenda për të nxjerrë punonjësit e tjerë jashtë magazinës, por fatkeqësisht ka ngecur vetë brenda.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes. /Tch/Telegrafi/