Është lansuar projekti i radhës “E-Shëndetësia” i cili është po ashtu i në rajon.
Ky projekt është lansuar në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare, këtë e ka bërë të ditur, Bujar Gashi, Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë, përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
“Sot, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare kemi lansuar projektin e rradhës “E-Shëndetësia” ku edhe është i pari në rajon.
Projekti është i financuar nga Ambasada e Mbretërise së Bashkuar, Zyrja e Koordinatorës të OKB-së për Zhvillim dhe UNFPA. Projekti do të implementohet nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe QKMF në Komunë të Prishtinës”. /FamiljaJonë/