Besojmë se nuk ka familje që nuk ka ilaçe në shtëpi e disa prej tyre i ruajmë në frigorifer me idenë se po i ruajmë siç duhet.
Në çdo rast, të gjithë duhet të dinë rregullat kryesore për ruajtjen e tyre, pasi shpesh gabojmë me sukses.
Disa medikamente duhet të ruhen në temperatura të ulëta dhe frigoriferi është vendi më i mirë për këtë.
Megjithatë, dyert nuk janë alternativa më e mirë.
Temperatura e dyerve është disa gradë më e lartë dhe luhatet sepse ato hapen aq shpesh.
Pra, është më mirë nëse krijoni një vend të veçantë për medikamentet tuaja, tek raftet e brendshme të frigoriferit.
Me qëllim të mbrojtjes së medikamenteve nga luhatjet e temperaturës dhe lagështia ato duhen mbajtur në një enë të mbyllur.
Por mos i vendosni shumë pranë pjesës së prapme të frigoriferit sepse medikamentet e lëngëta mund të ngrijnë, gjë që mund të jetë e dëmshme.