Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Të qarat e forta të bebeve, a janë më të shpeshta te djemtë?

Të qarat e forta të fëmijëve janë të zakonshme si për djemtë ashtu edhe për vajzat. Gjithashtu nuk ka dallime mes fëmijëve prematurë dhe atyre që lindin më vonë, atyre që ushqehen me gji apo atyre me formulë.

Pavarësisht se ka dekada që bëhen hulumtime, ende nuk ka një shpjegim pse disa foshnje qajnë më shumë se të tjerët, megjithëse ka disa teori.

Disa ekspertë mendojnë se qarja e tepruar është shkaktuar nga zhvillimi normal i trurit i një fëmije, i cili është veçanërisht i shpejtë në këtë moshë.

Arsye të tjera pse fëmija juaj qan vazhdimisht:

  • Fëmija juaj mund të ketë refluks;
  • Fëmija juaj mund të ketë alergji ose intolerancë të përkohshme ndaj substancave të qumështit tuaj ose të formulës;
  • Ndërkohë që jeni duke i dhënë gji, fëmija mund të ketë probleme me gjetjen e gjirit.

Të qarat e forta janë një fazë që do të kalojë, por mund të jetë e lodhshme dhe shqetësuese për ju. Edhe pse e qara nuk e dëmton fëmijën, është mirë ta çoni te mjeku për të qenë të sigurt se nuk ka ndonjë aryse shqetësuese përse po qan.

Gjatë kësaj faze, përpiquni të qëndroni e qetë. Nëse jeni e shqetësuar, ndoshta do t’i përgjigjeni ndryshe fëmijës suaj dhe zgjidhja do të jetë më e vështirë.

Per nenat.al

Youtube

Arkiva

Kategoritë