Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 49 pacientë me COVID-19, dhjetë në gjendje të rëndë

49 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 36 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 29 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“8 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 lindje normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 18 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore. 282 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,149 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione”, thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë