Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një plan efektiv 10-ditor për të zhdukur yndyrat nga trupi

Keni nisur një rrugëtim për heqjen e kileve të tepërta nga trupi? Provni këtë plan efektiv 10-ditor për të përparuar më shumë me qëllimet tuaja.

Nxirrni yndyrat jashtë

Një kombinim i ujit me përbërës të tjerë është provuar se largon yndyrat nga trupi juaj. Bëhet fjalë për një përzierje freskuese, të lehtë dhe me shije të shkëlqyer. Përmban një përzierje të grejpfrut (vitaminë C), mandarinë (stabilizon sheqerin në gjak dhe rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës), kastravec(vepron si diuretik natyral) dhe mente(nxit tretjen). Përgatisni një kanë në mëngjes dhe pijeni gjatë ditës. Sigurohuni të pini 8 gota në ditë për 10 ditë rresht nga kjo përbërje. Do t’ju mbajë të hidratuar dhe plot energji.

Zgjidhni karbohidratet e gjelbërta në vend të atyre kafe

Karbohidratet kafe janë të shëndetshme, por që të humbni më shpejt yndyrat, sigurojini ato nga perimet jeshile për 10 ditë rresht. Provoni brokoli, spinaq, mashurka, kunguj dhe sallatë jeshile pasi janë plot me fibra dhe vitamina.

Shoqërojini proteinat me erëza

Shtojuni erëza pjatave tuaja të preferuara me proteina për të përshpejtuar procesin e djegies së dhjamit. Për të bërë një përzgjedhje të duhur të erëzave, mund t’u shtoni këto më poshtë pjatave tuaja:

Piper i kuq djegës, shafran Indie, fara sinapi

Udhëzime:

Merrni dy lugë nga secila erëz dhe përziejini. Marinoni llojet mishit me to. Përveçse do t’u shtojnë aromënt, këto erëza do të rrisin edhe normën e metabolizmit. Bëjeni këtë për 10 ditë.

Mesvakte të vogla

Provoni të krijoni kokoshka prej lulelakre, pra lulelakër e pjekur në copa të vogla. Lulelakra mbështet pastrimin e mëlçisë dhe nxit humbjen e peshës. Për të përgatitur kokoshka prej lulelakre ju duhen:

2 koka lulelakre

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle fara kërpi

Piper

Copëtojeni lulelakrën në madhësinë e kokoshkave. Spërkatini me piper, fara kërpi dhe vaj ulliri për shije. Piqeni për 15-20 minuta nën 220 gradë celsius. /Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë