Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës Adonis Tahiri, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se janë inspektuar të gjitha lokalet që janë në sheshin e kryeqytetit dhe në rrugët përreth sheshit të cilët kanë filluar që tavolinat dhe karriget t’i vendosin në trotuare.
Tutje, ai paralajmëruar se do të ketë aksion për largimin e tyre çdo ditë punë, në mënyrë që mos të pengohet qarkulli i qytetarëve.
Tahiri shtoi se do të fillojnë me shqiptimin e gjobave dhe do të bëjnë konfiskimin e mallrave që gjenden jashtë terasave.
“Janë inspektuar të gjitha lokalet që janë në sheshin e kryeqytetit dhe në rrugët përreth sheshit për shkak se siç është vërejtur tani me përmasimin e motit një pjesë e madhe e tyre kanë filluar që tavolinat dhe karriget t’i vendosin në trotuare dhe nëpër pjesët ka kalojnë këmbësorët gjë që nuk është e lejuar dhe ua kemi tërhequr vërejtjen”.
“Aksioni vazhdon çdo ditë tashmë ekipet që i kemi për atë zonë dhe në rast se edhe sot vazhdojnë hasim në problemin e njëjtë do të fillojmë me shqiptimin e gjobave dhe ditëve tjera do të bëjmë konfiskimin e mallrave që i gjejmë jashtë terasave”.
“Nuk jemi duke hequr terasat, por tavolinat dhe karriget që janë në troutare sepse pengojnë qarkullimin e qytetarëve. Deri tash nuk kemi shqiptuar ndonjë gjobë sot do të shohim nëse do të ketë nevojë të shqiptohet ndonjë gjobë. Ekipet i kemi në teren dhe gastronomët janë duke i përmbajtur këtij rregulli. Gjobat janë të përcaktuara me rregullore komunale”, shtoi Tahiri.
Gajtë së hënës Inspekcioni Komunës së Prishtinës i ka detyruar kafenetë e kryeqytetit që ta lirojnë hapësirën publike pasi këto të fundit kanë zgjeruar tarracën e lokaleve të tyre, duke vendosur tavolinat në trotuare dhe në hapësirën e sheshit pa pasur leje.