Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ngjyra e errët në telefonin celular nuk do t’u ndihmojë vërtet syve tuaj

Nëse jeni të brengosur për shëndetin e syve tuaj, janë gjasat të mëdha që t’ju jetë thënë që aparatet tuaja elektronike t’i vendosni në mënyrën e errët të punës me qëllim të mbrojtjes së syve

Mirëpo, kalimi në mënyrën e errët me siguri nuk do t’u ndihmojë shumë syve tuaj, thotë Dr. Brian M. DeBroff nga Yale Medicine, shkruan Insider.

Çfarë është prapavija e errët?

Ngjyra e errët ju mundëson që prapavijën e zakonshme të bardhë apo të shndritshme në aparate ta ndërroni në më të errët, zakonisht të zezë.

Prapavija do të jetë e errët, ndërkaq teksti i shndritshëm, e kundërta e së zakonshmes.

Për ta kaluar aparatin tuaj në mënyrën e errët të punës, shkoni te cilësimet e pajisjes ku janë cilësimet e ekranit dhe shkëlqimit. Aty do të mund të kaloni në mënyrën e reduktimit të dritës.

Ka shumë aplikacione të cilat bëjnë zvogëlimin e dritës blu në pajisjet smartphone ose kompjuterët.

A është ngjyra e errët e mirë për sytë tuaj?

Mbase ndieni sikur reduktimi i dritës mund t’jua lehtësojë pak punën, ka pak gjasa që do të pengojë simptomat e tendosjes së syve siç është dhembja e kokës dhe sytë të thatë.

– Prapavija e errët do të zvogëlojë nivelin e dritës së kaltër e cila emetohet nga mbështetësja e aparatit elektronik, mirëpo me siguri jo në masën e cila do të ndikojë ndaj çfarëdo efekti të dëmshëm të dritës së kaltër në dritat në makulën (njolla e verdhë), thotë Dr. Brian M. DeBroff, kirurge e kataraktit dhe lenteve intraokulare.

Debroff thotë se nivelet tipike të dritës së kaltër që vijnë nga elektronika e konsumit janë të parëndësishme për sa i përket rrezikut të dëmtimit të retinës.

Makula ndodhet në qendër të retinës tuaj dhe është thelbësore për shikimin e shëndetshëm. Degjenerimi makular i lidhur me moshën është një nga shkaqet më të zakonshme të humbjes së shikimit.

Debroff thotë se nivelet tipike të dritës së kaltër që vijnë nga pajisjet elektronike janë të parëndësishme për sa i përket rrezikut të dëmtimit të retinës ose degjenerimit makular. Përveç kësaj, nuk ka prova shkencore që dëshmojnë se prapavija e errët zvogëlon lodhjen e syve. Dëmtimi serioz i syve ose ndërlikimet nuk janë në të vërtetë një rrezik nga përdorimi i pajisjeve.

Përfitimet e ekranit të errët

Ndonëse reduktimi i dritës ndoshta nuk ndikon në mbrojtjen e shikimit tuaj, ai mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt nëse përdorni pajisje elektronike shpesh para gjumit.

Drita blu e ekraneve gjithashtu pengon melatoninën, një hormon i cili e ndihmon trupin në ruajtjen e ritmit kardiak, që të kryejë funksionin e saj. Kjo e vështirëson rënien në gjumë dhe mungesa e gjumit shkakton probleme të tjera shëndetësore. Sidoqoftë, nevojiten më shumë kërkime dhe studime më të mëdha për të vërtetuar këtë pretendim.

Modaliteti i errët mund të jetë një preferencë personale për disa, por nuk është domosdoshmërisht më mira për sytë tuaj. Gjithashtu nuk është një zëvendësim për metodat më të mira për të zvogëluar lodhjen e syve, thotë DeBroff.

Për të parandaluar dhe trajtuar lodhjen e syve, ai rekomandon:

∙ Pushoni sytë nga ekrani çdo 20 minuta
∙ Rregullo madhësinë e tekstit në ekran për ta bërë më të lehtë për të lexuar
∙ Mbani syze të përshtatshme
∙ Përdorni lot artificialë për të parandaluar tharjen

Nëse këto këshilla nuk lehtësojnë lodhjen e syve, duhet të konsultoheni me një mjek të syve. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë