Përtypja e çamçakëzit: Ul nivelin e stresit dhe përmirëson kujtesën
Mesa duket, përtypja e çamçakëzit gjatë leximit ka një lum efektesh pozitive: përqendrim, kujtesë dhe motivim. Studimet kanë treguar që personat të cilët mbajtën çamçakëz gjatë një testimi të memories afatshkurtër rezultuan 24% më mirë se pjesa tjetër dhe 36% më mirë në kujtesën afatgjatë.
Lojërat elektronike: Rrisin aftësinë e të mësuarit dhe të marrjes së vendimeve
Nisur nga vëzhgime të ndryshme shkencore, lojërat në fjalë rrisin aftësinë e trurit për të përthithur informacion, për të reaguar në kohë reale si dhe për të vepruar drejt në një x situatë të caktuar.
Të qenit i rrëmujshëm: Ndihmon me kreativitetin
E keni parasysh që vazhdimisht ju bëjnë kritika rreth të qenit
aspak të organizuar? Ja që nisur nga një eksperiment i universitetit të Minnesota- s, ku pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe dhe në dy dhoma përkatëse (të rregull- të çrregullt), ata që qëndruan brenda dhomës së rrëmujshme patën shumë më ide kreative.
Thashethemet: Ndihmojnë miqësinë tuaj dhe reduktojnë stresin
Psikologët vënë re se sado i dënueshëm është një thashethem në aspektin moral, kur vjen puna te shëndeti përfitimet e tij janë të jashtëzakonshme: më pak stres dhe më shumë lumturi.
Gromësija: Ndihmon çlirimin nga dhimbjet e stomakut
Ndonëse tingëllon i neveritshëm, procesi në fjalë bën të mundur çlirimin e gazit të padëshiruar në stomak.
Dushi me ujë të ftohtë: Nxit qarkullimin e gjakut dhe humbjen në peshë