42 persona mbeten të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi gjatë kësaj jave në një restorant në Ferizaj.
Si pasojë e këtij shpërthimi nga 42 të lënduarit, 6 prej tyre u lënduan më rëndë ku janë dërguar për trajtim jashtë vendit.
Katër u dërguan në Turqi ditë më parë, kurse dy të tjerë u dërguan dje në shtetin e Austrisë.
E njërit nga personat që po trajtohen në Turqi, Edonit i është përmirësuar gjendja shëndetësore.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se Edoni është zgjuar dhe larguar nga intubimi.