Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Britania e Madhe nis vaksinimin për COVID-19 të martën

Britania e Madhe do të nis të martën vaksnimet kundër koronavirusit.

Ky është vendi i parë perëndimor që miratoi vaksinën kundër COVID-19.

Sipas mediave të huaja, britanikët e autorizuan vaksinën e Pfizer dhe BioNTech për përdorim emergjent.

Vaksinimet do të fillojnë të martën në Angli, Uells dhe Skoci.

Irlanda e Veriut tha se do të fillojë me administrimin e vaksinës në fillim të javës, por që nuk specifikoi edhe ditën.

Procesi i cili ndërlikohet nga nevoja për të ruajtur vaksinën e Pfizer/BioNTech në kushte të rrepta dhe injektimi i secilit person me nga dy doza, mes tre javë diferencë- do të shikohet nga afër nga e gjithë bota.

Saffron Cordery, zëvendësshefi ekzekutiv i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për Furnizime tha për Sky Neës të dielën se 50 qendra spitalore në të gjithë Anglinë i kishin marrë tashmë furnizimet./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë